
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi këtë të mërkurë se propozimi i presidentit amerikan Donald Trump, sipas të cilit Ukraina dhe Rusia duhet të ndalojnë në vijat aktuale të frontit, ishte “një kompromis i mirë”.
“Trump propozoi të qëndrojmë aty ku jemi dhe të fillojmë bisedimet. Mendoj se ishte një kompromis i mirë, por nuk jam i sigurt nëse Putini do ta pranojë këtë, dhe këtë ia thashë edhe presidentit amerikan”, theksoi Zelensky.
Deklarata e Zelensky-t vjen në një kohë kur planet për një samit të mundshëm mes Trump dhe Putin në Budapest janë pezulluar, për shkak të presionit të Ukrainës dhe aleatëve të saj europianë që kërkojnë një armëpushim pa lëshime territoriale nga ana e Kievit.
Nga ana tjetër, Rusia ka deklaruar se përgatitjet për një samit mes presidentëve Putin dhe Trump vazhdojnë ende.
Top Channel