
Për Francesco Bagnaia, Valentino Rossi ka qenë një idhull, më pas mentor dhe tani një figure manaxheriale. 9 herë kampioni i botës ka ndarë me pilotin e Ducatit shumë gëzime si titujt botërorë në 2022 dhe 2023.
Por në sezonin e fundit Bagnaia ka përjetuar më shumë zhgenjime dhe duket i bllokuar krejtësisht në aspektin psikologjik që edhe vetë ‘Doktori’ nuk po arrin ta kuptojë.
‘Në 3 vitet e fundit ai gjithnjë ka luftuar për titullin në MotoGP, ka fituar duke treguar të gjitha vlerat e tij-tha Valentino Rossi-në 2025 për shkak të një sërë faktorësh ai nuk është ndjerë komod me Ducatin e ri. Ka hasur vështirësi dhe ka si shok skuadre një pilot si Marc Marquez. Jemi në një moment të vështirë, po kërkojmë ta ndihmojmë për të kuptuar si ta zgjidhim këtë problem, por ende nuk ia kemi dale mbanë. Ende nuk e kemi kuptuar mirë, por Bagnaia do tê kthehet të luftojë për të fituar’
Top Channel