Pak minuta pas pretendimeve të Trump për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon objektivat në ‘zemër’ të Teheranit 23/03 13:50
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Katania të Italisë, ku një 44-vjeçare është shpëtuar nga policia, një muaj pas mbahej peng në një banesë.
Sipas mediave italiane, një 60-vjeçar italian kishte nxjerrë një njoftim në rrjetet sociale, ku shkruante se po kërkonte një grua që të kujdesej për shtëpinë.
44-vjeçarja me origjinë nga Rumania, në kërkim të një pune, ka kontaktuar me 60-vjeçarin dhe pasi janë takuar ka rënë dakord që të punonte në shtëpinë e tij.
Por njoftimi ishte një kurth, pasi burri e ka mbajtur atë për një muaj ‘të burgosur’ në shtëpi, dhe e ka abuzuar seksualisht.
Top Channel