
Qyteti i Tripolit në Greqi është tronditur nga vrasja e tmerrshme e një gruaje 54-vjeçare, kur djali i saj 18-vjeçar i mori jetën duke e mbytur me një peshqir.
Sipas informacioneve nga mediat greke, i riu kishte shkuar të takonte nënën e tij pasi prindërit e tij ishin të divorcuar dhe ai jeton me të atin, dhe në momentin kur shikonin televizor së bashku, papritmas, u ngrit, shkoi në tualet, mori peshqirin dhe e mbyti.
18 -vjeçari dyshohet se i rrëfeu policisë se “gjithmonë ka dashur ta vrasë”, pasi besonte se nëna e tij nuk kujdesej mjaftueshëm për të, se ajo do të grindej me të dhe se kishte shumë lidhje me meshkuj. Burimet raportojnë se nënë e bir grindeshin shpesh, megjithëse në atë kohë dukej se nuk kishte pasur grindje.
Autori i krimit përshkroi me ftohtësi se si vendosi spontanisht ta vriste.
Trupi i gruas do të transferohet në shërbimin mjeko-ligjor të Larisës për një autopsi, ndërsa hetimi paraprak vazhdon.
Top Channel