Vrasja e Selavdi Shehajt në Itali/ “150 mijë euro dhe ekzekutoje”, ndalohet në Emiratet e Bashkuara Altin Sinomati

20/10/2025 10:06

Është ndaluar në Emiratet e Bashkuara shqiptari Altin Sinomati.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se Shqipëria do të bëjë kërkesë për ekstradimin e të ndaluarit.

Sinomati, akuzohet si nxitësi i vrasjes së Selavdi Shehaj, i njohur me nofkën “Passerotto”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 shtator 2020 në plazhin e Torvaianica-s, një qytet në provincën e Romës, ku Shehaj u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz.

Sinomati, që ndodhej në arrati prej disa vitesh, u lokalizua dhe u ndalua në Abu Dhabi pas një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Sipas mediave italiane, arrestimi i tij konsiderohet një zhvillim kyç në zbardhjen e plotë të ngjarjes, që lidhet me përplasjet mes grupeve kriminale shqiptare dhe italiane. Tashmë pritet që autoritetet italiane të kërkojnë ekstradimin e të dyshuarit për ta përballur me drejtësinë në Itali.

Hetimet për këtë rast janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet italiane nuk përjashtojnë arrestime të tjera në ditët në vijim.

Top Channel