Në burg prej shkurtit/ Kërkoi pavlefshmëri të veprimeve hetimore të SPAK, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Erion Veliajt

20/10/2025 10:14

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt, pasi kërkoi pavlefshmëri të veprimeve hetimore të SPAK.

Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Dorjana Bezat.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 20.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 240 akti, datë 14.10.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.V., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Konstatimi i shkeljeve procedurale të Prokurorisë së Posaçme gjatë fazës së hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 27, të vitit 2024 dhe pavlefshmërinë e veprimeve hetimore” dhe vendosi:

– Lënien në fuqi të Vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.”, thuhet në njoftim.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta