Përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, ndodh takimi i shumëpritur në Moskë mes të dërguarve të Trump dhe Vladimir Putin
Izraeli njoftoi sot se ka marrë një tjetër trup të mbajtur në Rripin e Gazës nëpërmjet Kryqit të Kuq, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.
Izraeli “mori, nëpërmjet Kryqit të Kuq, arkivolin e një pengu të zhdukur që iu dorëzua ushtrisë dhe Shin Bet (shërbimit të sigurisë izraelite) në Rripin e Gazës”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se trupi pritet të transferohet në Izrael.
🚨 BREAKING: Hamas releases coffin of dead hostage to Red Cross after saying the body was recovered Sunday pic.twitter.com/O7KLkpTEAo
— Fox News (@FoxNews) October 20, 2025
Përpara dorëzimit të këtij trupi, Hamasi i kishte kthyer Izraelit mbetjet e 12 nga 28 pengjet që ishte zotuar t’ia dorëzonte Izraelit sipas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.
Top Channel