Sulm kibernetik apo dështim teknologjik? Çfarë dihet për paralizimin e fluturimeve në SHBA 14/11 07:37
Dy persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi të premten në një ndërtesë tetëkatëshe në Bukuresht, kryeqytetin e Rumanisë.
Sipas mediave lokale, shpërthimi shembi dy kate të ndërtesës dhe dëmtoi rëndë katet poshtë saj. Xhamat e një shkolle të mesme aty pranë u thyen nga fuqia e eksplozionit.
Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet në rrënoja, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.
Top Channel