Formula 1/ Audi zgjedh të vërë bast te një pilote femër për të ardhmen Një pilot garash është vënë nën hetim në Zvicër, pasi akuzohet për një sulm seksual ndaj një infermiereje që kujdesej për ish-kampionin e Formula 1, Michael Schumacher.
Sipas mediave zvicerane, ngjarja e dyshuar daton në vitin 2019, ndërsa kallëzimi penal është bërë në vitin 2022. Çështja pritet të shqyrtohet këtë javë nga gjykata kompetente në kantonin e Vaud.
Shtypi lokal raporton se piloti i akuzuar ishte mik i Mick Schumacher, djalit të ish-kampionit të botës, dhe ndodhej si i ftuar në rezidencën e familjes Schumacher në Gland, pranë liqenit të Gjenevës.
Prokuroria pretendon se gjatë një mbrëmjeje private, personi i akuzuar ka kryer një akt të rëndë ndaj infermieres që kujdesej për ish-pilotin legjendar.
Në dokumentet gjyqësore thuhet se viktima dhe i pandehuri ishin takuar më parë në disa raste, por versionet e tyre për marrëdhënien janë të kundërta.
Asnjë anëtar i familjes Schumacher nuk është i përfshirë në këtë çështje, ndërsa gjyqi pritet të zhvillohet në ditët në vijim.
Top Channel