
Gazetari Alban Dudushi foli për jetën e tij personale, përfshirë marrëdhënien me partneren e tij, Bieta Sulo.
Ai zbuloi se gjatë kohës që punonin bashkë debatonin shumë me njëri-tjetrin, teksa shtoi gjithashtu kush nga ata të dy është më kokëfortë.
‘’Kishim shumë debate kur punonim bashkë. Gjatë kohës së emisionit, debate në lidhje me të ftuarit, temën, si duhej trajtuar tema. Kur shkonim në shtëpi harrohej ai muhabet. Debati ka rezultuar që ka pasur Bieta, por edhe unë të drejtë.
Ti do thuash a ka pasur më shumë të drejtë Bieta? Ne jemi qenie bazike, ju jeni 2.0. Kam një mikeshë që thotë që ju kur përplaseni bëni xixa, tani është Bieta më kokëfortë.
Ne jemi të lumtur me njëri-tjetrin sepse edhe zihemi shumë. Bieta e ka maninë e perfeksionit. I vetmi njeri që Bieta nuk bërtet në shtëpi për rrëmujën është djali, Kroi’’, tha Dushi.
Top Channel