Kosova është fantastike. “Dardanët” po japin maksimumin dhe kjo gjë po shpërblehet në tre ndeshjet e fundit.

Ekipi i drejtuar nga Franco Foda arriti një tjetër fitore historike, duke mundur për herë të dytë ekipin e Suedisë, kësaj radhe në transfertë pas asaj fitore 2-0 në Prishtinë një muaj më parë.

Në takimin e luajtur në Goteberg dhe i transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb, “Dardanëve” menaxchuan në mënyrë fantastike lojën, teksa kaluan në avantazh me anë të Fisnik Asllanit në minutën e 32’.

Më pas, ekipi arriti mjaft mirë të ruante rezultatin, duke mos e lejuar Suedinë të shënonte edhe në këtë sfidë.

Kështu Kosova shkon në kuotën e 7 pikëve, 4 më shumë se vendi i tretë Sllovenia dhe duke iu afruar më shumë ëndrrës për në Botëror, ku do t’i mjaftojë vetëm një pikë në takimin tjetër pikërisht kundër Sllovenisë për të arritur fazën “Play Off”.

Rezultati:

Suedi 0-1 Kosovë

Asllani 32’

Ngjarjet Kryesore:

90+6′ Mbyllet sfida me fitoren historike të Kosovës 0-1!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

62’ Bardxhi provon me një goditje dënimi nga jashtë zonës, Muriç kontrollon pa probleme.

47’ Një pasim nga e majta gjen Gyokeres i cili devijon por çon topin në duart e Muriç.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

32’ Goool Kosova 0-1/ Muriqi provon me një gjuajtje nga distanca, që devijohet nga Hodza dhe më pas shtyhet në rrjetë nga Asllani. (Video)

21’ Gyokeres rrëzohet në zonë pas një kontakti me Muriç, gjyqtari bën shenjë se nuk ka asgjë.

1’ Starton sfida!

Top Channel