“Serbia duhet të bëhet shtet ligjor, jo shtet mafioz”, incidente pas tubimit masiv antiqeveritar të studentëve në Beograd, policia i zmbraps me bomba molotov 23/05 22:56
Mbrëmjen e sotme studio e “Për Shqiptarët” u mbush nga e qeshura e bukur e Leandrës së vogël.
Herën e parë që Leandra u bë pjesë e emisionit “Për Shqiptarët” në Top Channel, ishte në luftë për jetën pasi ishte diagnostikuar me leuçemi në moshën 7 vjeçare, e shanset që mjekët i dhanë për ta përballuar sëmundjen, ishin të pakta.
Por pas ndihmës së dhënë nga gjithë shqiptarët përmes emisionit të transmetuar në Top Channel dhe kurimet jashtë vendit, e vogla Leandra sot luan dhe qesh njësoj si fëmijët e tjerë, pasi fitoi betejën me sëmundjen.
Top Channel