
Pas shumë kohësh Nelson Hysa, sot një prej 10 boksierëve më të mirë në Botës për peshën super të rëndë, do të rikthehet në Tiranë për të luftuar për një prej titujve më të rëndësishëm ndërkombëtarë.
Pas 23 ndeshjeve të boksit profesionist, Hysa nuk njeh asnjë humbje, i ka të gjitha fitore, madje 21 prej tyre me knockout.
Këtë herë përballë tij do t jetë një boksier gjithashtu i një niveli shumë të lartë, si kroati Abel Pesut, 17 ndeshje 17 fitore të gjitha me knockout.
Mjaftojnë këto shifra për të kuptuar se për çfarë niveli kundërshtari flasim, gjithsesi boksieri Shkodran duket mjaft i motivuar.
Megjithatë ndeshja e Nelson Hysës do të jetë qershia mbi tortë, por siç tregon ai këtë mbrëmje do të ketë disa ndeshje dhe jo vetëm boksi.
Mbrëmjen e së enjtes janë kryer dhe peshimet dhe përballjet e kundërshtarëve të të gjitha peshave që do të marrin pjesë në eventin e së premtes.
Ndërkohë që Pallati i sportit “Feti Borova” ku do të zhvillohet kjo ndeshje është krejtësisht i ezauruar si rrallë ndonjëherë ndërkohë që aktiviteti që do të startojë nga ora 19:45 do të transmetohet në kanalin SuperSport 1 të DigitAlb.
Top Channel