Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë kanë propozuar anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 9 nëntor.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se partitë që do të propozojnë anëtarët e KZAZ-ve janë:

* Partia Socialiste  – tre anëtarë, si partia kryesore e shumicës parlamentare;

* Partia Demokratike – dy anëtarë, si partia kryesore e opozitës parlamentare;

* Partia e Lirisë – një anëtar, si partia e dytë e opozitës parlamentare.

Anëtari i  shtatë dhe sekretari i KZAZ-së u  ndanë me  short  ndërmjet Partisë Socialiste  dhe Partisë Demokratike.

PD ka të drejtë të propozojë anëtarin e shatë në KZAZ me numër çift.

PS ka të drejte të propozojë anëtari e shtatë në KZAZ me numer tek.

Top Channel