“Vrasja tregoi se kombi është në humnerë”/ Topalli: As kartelet e drogës, as mafia italiane nuk ka vrarë një gjykatës duke lexuar vendimin

09/10/2025 10:34

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, gjatë fjalës së saj në Kuvend fajësoi politikën për ngjarjen e rëndë të ndodhur tre ditë më parë në Gjykatën e Apelit ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.

Topalli tha se “minimumi që mund të bëjë Kuvendi sot, është reflektimi”. “Me vrasjen e gjykatësit është vrarë iluzioni se në vendin tonë ka shtet”-tha Topalli.

“E filluat seancën plenare me një minutë heshtje. Ajo që ka ndodhur me vrasjen e gjykatësit, as kartelet, as mafia italiane nuk ka vrarë kurrë një gjykatës duke lexuar vendimin. Minimumi që mund të bëjmë është reflektimi në nivel kombëtar.

Kjo vrasje tregoj se vendi ynë është në humnerë. Në një vend ku ka ligje dhe jo drejtësi, ku Presidenti nuk njeh gjykatën Kushtetuese. Ju mendoni se autokracia shpallet me dekret? Me vrasjen e gjykatësit është vrarë iluzioni se në vendin tonë ka shtet. Nëse nuk reflektojmë, në humnerë do shkojmë”-u shpreh Topalli.

Top Channel