Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Berisha: Ministrja Koçiu bëri mashtrim publik. Urrejtja e shqiptarëve nuk është për individin, por për drejtësinë

09/10/2025 11:34

Po mbahet seanca e radhës plenarë e cila ka sjellë debat dhe përplasje mes deputetëve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se ‘ministrja Albana Koçiu bëri mashtrim publik’.

Marrë shkasë nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ai shtoi se urrejtja e shqiptarëve nuk është për individin, por për drejtësinë e krijuar.

“Duartrokitjet tuaja pas zisë për gjykatësin tregonin se fytyrat i keni maska dhe maskat fytyra. Se si mund të ndodhë kjo, ju qofshi, ju e dini.

Për sa i përket ministres, ajo ka bërë mashtrim publik dhe askush nuk mund të mbrojë një mashtruese publike të denoncuar nga KLGJ-ja.

Çfarëdo apoteoze që t’i thurësh ti asaj, ajo është një mashtruese publike. Bëj ç’të duash, por ajo është një mashtruese publike.

Kurse për sa i përket drejtësisë së parafolësit, unë u them shqiptarëve se falas asaj reforme të Xhorxh Sorosit, sot shqiptarët, për të cilët ju nuk pyesni- dhe që shpreh fatkeqësi më të madhe nuk kisha parë që në një fatkeqësi, dhe e papranueshme absolutisht, të shprehet një urrejtje masive, nuk kisha parë ndonjëherë- dhe ajo urrejtje është për drejtësinë që krijuat. Nuk është për individin.

Është për atë drejtësi e cila sot i ka privuar shqiptarët nga e drejta e procesit ligjor.

Është për atë drejtësi, e cila sipas organeve zyrtare kërkon 15 vite për një vendim.

Është për atë drejtësia, e cila sot për mungesë e vendimeve ka krijuar qindra e qindra raste vetëgjyqësie.”, u shpreh Berisha.

Top Channel