
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u mikprit nga Yvette Cooper në prag të Ministerialit të Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Belfast të Irlandës së Veriut.
Përmes një video të shpërndarë në rrjetet e saj sociale, Ministrja Spiropali shprehet:
“Në mjedisin solemn të Kështjellës Hillsborough, u mirëpritëm me ngrohtësi nga Sekretarja e Punëve të Jashtme të Britanisë, Yvette Cooper në prag të Ministerialit të Procesit të Berlinit.”
Sipas saj, ky takim përçon vizionin e përbashkët për ta çuar më tej integrimin e rajonit tonë në Bashkimin Evropian, për të zbatuar me efikasitet Planin e Rritjes dhe për të hapur horizonte të reja zhvillimi ekonomik e fuqizimi për të rinjtë tanë.
“Një ditë ku Evropa e Ballkanit frymon bashkë, me shpresë dhe qëllim të përbashkët.” – cilëson ndër të tjera Ministrja Spiropali.
Top Channel