
Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani është përfshirë në një debat të ashpër me Arlind Qorin, Lëvizja Bashkë, teksa ishin të ftuar në studion e “Top Story” në Top Channel.
Ndërsa ishin duke komentuar garën për Bashkinë e Tiranës, ku Qori është kandidat për kryebashkiak, Shabani tha se kreu u Lëvizja Bashkë nuk fiton, ndërsa shtoi se në këtë mënyrë fuqizohet pala tjetër (referuar PS).
Ky koment nuk u prit aspak mirë nga Qori, i cili u kundërpërgjigj duke i kujtuar sherrin të nismës Shqipëria Bëhet, për një karrige në Kuvend.
Pjesë nga debati:
Shabani: Në qoftë se në vitin 2023 nuk e dinim sa vota do merrnim unë dhe Arlindi, tani e dimë. Do shkojë 13 mijë, do shkojë 20 mijë, 30 mijë, por nuk fiton. Pa dashje e fuqizojmë palën përballë, e fuqizojmë Edi Ramën. Unë s’besoj se ai e fuqizon me dashje Ramën.
Qori: Sa i përket egos, kjo punë është e provë. Mos harroni, unë jam kryetar i një partie politike që ka fitur një deputet në parlament dhe nuk jam unë. E kupton çfarë kanë bërë të tjerët? Kanë lënë kokrrën e namit duke u zënë me teze, me daja për t’u futur në atë parlament.
Shabani: Nëse merresh me tezet, me dajat… se ti ke marrë çunin e oligarkut…
Qori: Kush është çuni i oligarkut?
Shabani: Ke marrë çunin e oligarkut. Pra, ti do të dalësh kundër ndërtuesve dhe çunin e ndërtuesit e ke vënë deputet.
Qori: Të arrija pika që zonja dhe zotëria, sidomos zotëria që la nam me dajën e me tezen e kolegut të vetë..
Shabani: Vëllai yt ka qenë në listë, por të mos i futemi kësaj pune
Qori: Vëllai im nuk ka qenë në listë.
Shabani: Pse merresh me këtë punë?
Qori: Redi Muçi është pedagog. Babai i tij është pensionit
Top Channel