“Tastiera po kthehet në një armë lufte”/ Mark Rutte në Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike në Tiranë: Në NATO, askush nuk qëndron vetëm

09/10/2025 10:08

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, në një fjalim virtual në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të aleancës, që po zhvillohet në Tiranë, deklaroi se “tastiera sot është një armë lufte”.

Rutte theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve anëtare në përballjen me kërcënimet kibernetike: “Në NATO askush nuk qëndron i vetëm – të gjitha shtetet do të jenë së bashku në këtë epokë digjitale kundër kujtdo që kërkon të na dëmtojë.”

“Më vjen keq që nuk jam me ju personalisht, Sot tastiera është armë lufte që shënjestron shoqëritë tona çdo ditë.

Po rrisim investimet në hapësirat kibernetike. Vendet janë përgjegjëse për mbrojtjen, por NATO ofron rrjet unik.

NATO është aleancë vlerash të përbashkëta dhe do të vazhdojmë të promovojmë një reagim të bazuar në norma në hapësirat kibernetike.

Në NATO askush nuk qëndron i vetëm, të gjithë qëndrojmë së bashku në këtë epokë digjitale kundër çdokujt që kërkon të na dëmtojë”, tha ai.

Top Channel