Avioni që transportonte postën në SHBA rrëzohet pak pas ngritjes në ajër, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur (VIDEO) Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi tha se Kuvendi duhet të kishte nisur sot me dorëheqjen e ministres së Brendshme Albana Koçiu.
Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Bardhi tha se edhe kryeministri Rama duhet të ishte i pranishëm sot në sallë për “të dhënë shpjegime”.
Sipas Bardhit, Ministria e Brendshme gënjeu opinionin publik me deklaratën lidhur me sigurinë e munguar nëpër gjykata, ku rrezikohet jeta e funksionarëve të drejtësisë.
“Sot seancën duhet ta kishim nisur me dorëheqjen e ministres. Gjyqtari të vritet në sallë duke dhënë vendimin, dhe ministra e Brendshme të gënjejë opinionin publik se nuk ka detyrime. Së pari sipas legjislacionit, është detyrë e Policisë së Shtetit të garantojë Sigurinë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ju nxori zbuluar ku publikoi korrespondencën ku kërkonte për shkak të kërcënimeve të gjyqtarëve, kërkonte mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe policia refuzonte.
Kjo çështje nuk mund të kalojë si ngjarje dite apo jave. Kurrë nuk ka ndodhur që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit. Ngjarja ka tronditur opinionin ndërkombëtar. Shpjegoi se nuk ka punonjës policie, nuk ka shkuar ndonjëherë në gjykatë. Kryeministri duhet të vijë të japë shpjegime. Nuk është ngjarja e parë e rëndë në Gjykatën e Apelit”-u shpreh Bardhi.
Top Channel