Para seancës plenare, Konferenca e Kryetarëve u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e PD-së në lidhje me zhvillimin dhe përcaktimin e kohës së debatit për raportimet e organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raporton se grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon 4 orë debat për çdo raport. Kjo, për të respektuar pikën 3 të nenit 48 të Rregullores, e cila përcakton se në çdo rast nuk mund të ketë më pak se 10 minuta për një grup parlamentar.

Mazhoranca kërkoi 120 minuta për çdo raport, por demokratët kundërshtuan me argumentin se një gjë e tillë bie në kundërshtim me nenin 48, pasi grupeve të vogla parlamentare u takojnë vetëm 6 minuta kohë për çdo raport.

Në përfundim u ra dakord që të ketë 2.5 orë debat për çdo raport.

Top Channel