PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën për “Aruba-n”, Bardhi: Kushtetuta e detyron të japë llogari në Kuvend

09/10/2025 11:13

Mazhornaca rrëzoi kërkesën e kreut të Grupit Parlamemtar të PD, Gazment Bardhi për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për dosjen ‘Aruba’.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se në bazë të Kushtetutës, kryeministri është i detyruar të japë llogari në Kuvend.

Një grup deputetësh kërkuan interpelancë me kryeministrin e Shqipërisë, i cili sipas Kushtetutës, nuk e  ka zgjedhje, por e ka për detyrim që të vijë dhe të japë llogari. Kishim bërë disa pyetje të thjeshta dhe jam i shokuar nga përgjigja e kryetarit të Kuvendit, i kërkonim informacion kryeministrit nëse Artur Shehu, ka përfituar apo jo leje, licenca, apo koncesione në Shqipëri, i kërkuam shpjegime se çfarë masash ka marrë ai si drejtues i këshillit të ministrave.

Kryetari i kuvendit në gjysmë e faqes thotë se kërkesa juaj për informim nuk përben aspekte të rëndësishme të veprimtarisë së këshillit të ministrave“, u shpreh Bardhi.

Top Channel