“Nëse do kishte përgjegjësi një polic, do ishte arrestuar”/ Koçiu iu përgjigjet për herë të parë akuzave pas vrasjes së gjyqtarit: Ju jeni nxitësit…

09/10/2025 11:28

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar për herë të parë pas akuzave se nuk iu është përgjigjur kërkesave të KLGJ për shtimin e sigurisë në gjykata.

Nga seanca e sotme plenare, Koçiu tha se opozita ka qenë nxitës i gjuhës së urrejtjes ndaj punonjësve të drejtësisë. Sipas saj nëse një polic do të ishte përgjegjës për ngjarjen ,do të ishte nën arrest dhe se policia ka kryer veprimet hetimore.

Koçiu: Kush ka qenë nxitësi dhe bullizuesi më i madh. Nxitësi dhe urrejtësi dhe njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në këtë politikë parlamentar. Iu dëgjova të gjithëve dhe keni merakun sikur kam gënjyer dhe mashtruar. Ju e dini fare mirë, një pjesë e juaja janë juristë. Nëse do kishte përgjegjësi një polic, do ishte në arrest. Policia ka kryer veprimet e veta ligjore, mjafton të shihni bazën ligjore që ky Kuvend e ka miratuar që në vitin 2016. Jam e bindur që nuk u pëlqen deputetëve. Produkti i kësaj reforme janë ndarjet e qarta të gjithsecilit. Më vjen keq, nuk më intimidon duke më treguar me gisht. Jam një grua në detyrë, kjo gjuhë e juaja ka krijuar këtë ngarkesë. Mos e politizo situatën.

Peleshi: Z.Noka vërejtje

Koçiu: Turp të kesh, ktheji nga vetja të gjitha këto që thua.

Peleshi: Z. Noka iu heq të drejtën e fjalës ditën e sotme

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta