
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas mbylljes së seancës së sotme plenare pa debat.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, demokrati shprehet se ‘ka rënë shteti, sepse organi kushtetues ka dalë jashtë funksionit’.
Demokratët kërkuan interpelancë me kryeministrin Edi Rama për dosjen ‘Aruba’, por u rrëzua si kërkesë.
“E paprecedentë kjo që po ndodh në Kuvend, ku PS kërkon të asgjësojë Parlamentin. E drejta e fjalës është thelbësore në një Parlament funksional. Nëse hidhet në erë Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit vetëm sepse deputetët ushtrojnë të drejtën e fjalës, duke mbyllur Kuvendin dhe duke mos lejuar debat, praktikisht ka rënë shteti sepse organi kyç kushtetues ka dalë jashtë funksioni.
Kurrë në histori nuk ka ndodhur që një mazhorancë që ka 83 deputetë, i ikën debatit dhe e trajton grupin e vet parlamentar si memec dhe karton-ngritës. Frika e mazhorancës ndaj debatit parlamentar, tregon edhe cilësinë e qeverisjes. S’kanë ide, s’kanë bilanc, prandaj nuk duan debat‘, shprehet Bardhi.
Top Channel