
Pas përfundimit të mbledhjes së gjyqtarëve, Sandër Simoni ka dhënë një prononcim për mediat, ku ka zbardhur detaje nga mbledhja.
Teksa foli për sigurinë, gjyqtari Simoni tha për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, se ‘nuk mund të shtyhet më në këto kushte’.
Sakaq foli për kërcënimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke thënë se përherë ka pasur kërcënime.
Simoni: Do marrim një vendim. Pas pushimit do të marrim një vendim në lidhje me kërkesat ndaj autoriteteve përgjegjëse.
A jeni dakord që gjykatat e tjera si godina ekzistuese, të cilat zoti Gerd Hoxha i kosnideron si të pabanueshme të mbyllet dhe të ketë një godinë qendrore?
Simoni: Po patjetër! Me këtë kërkesë besoj se do dalë forumi i sotëm që gjykatat më së fundmi të punojnë në një institucion të mirëfilltë me kushte sigurie, ashtu siç kërkohet. Nuk mund të shtyhet më në këto kushte.
A keni një data bazë se sa është numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë cenuar?
Simoni: Ju i dini informacionet, përherë ka pasur kërcënime. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar dhe uroj që ky të jetë rasti i fundit.
Top Channel