Marrëveshja e paqes në Gaza, ministrja Spiropali: Zhvillim i rëndësishëm, një hap pranë lirimit të të pafajshmëve

09/10/2025 14:20

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetin e saj social X në lidhje me fazën e I-rë të marrëveshjes së paqes në Gaza.

Sipas Spiropalit, ky hap shënon një zhvillim të rëndësishëm të rrallë dhe jetik.

“Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza.

Faza e parë e marrëveshjes së paqes, e bazuar në propozimin e Presidentit të SHBA, shënon një zhvillim të rëndësishëm të rrallë dhe jetik.

Përgëzojmë diplomacinë e palodhur të SHBA, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë për drejtimin e këtij momenti drejt dritës.

Një hap më pranë lirimit të të pafajshmëve, heshtjes së armëve dhe hedhjes së rrënjëve të paqes.

Çdo armëpushim fillon si një thirrje e njerëzimit”, shprehet ministrja Spiropali.

Top Channel