Emaili i Kuvendit me emrin e Enver Hoxhës, Berisha- Peleshit: Bëre apologji hipokrite, nuk ishte gabim i stafit

09/10/2025 10:24

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se përmendja e emrit të Enver Hoxhës në një dokument të Kuvendit që iu shpërnda deputetëve nuk ishte gabim i administratës.

Sipas tij, emri i ish-diktatorit është futur në atë material me urdhër të Ramës.

“Ti hape Parlamentin me një apologji hipokrite, Enver Hoxhën e fute ti me urdhër të Ramës. Ka një ligj të vitit 1992 që dënon propagandën e Hoxhës, nuk është pune e bibliotekës kjo. Imagjinoni ju po të futej Hitleri në Bundestag”, tha Berisha.

Top Channel