Dhunuan me sende të forta 61-vjeçarin, arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë

09/10/2025 21:35

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Tregu i Çoles”, në lagjen “Bashkimi”, një shtetas ishte dhunuar fizikisht, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve me precedentë të mëparshëm kriminalë, Ermal Sakaj dhe Kaludio Nurçaj.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht me sende të forta shtetasin K. K., 61 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Top Channel