“Brenda 6 muajsh të ndërtohet pallati i drejtësisë”/ Kërkesa e zv.kryetarit Gerd Hoxha: Të mbyllen gjykatat që s’kanë as kushtet minimale

09/10/2025 14:15

Zv.kryetari i Gjykatës së Shkallës së parë së Tiranës, Gerd Hoxha, ka vendosur afate për Kuvendin, duke kërkuar që brenda 6 muajve qeveria të caktojë vendin ku duhet të ndërtohet pallati i drejtësisë.

Në deklaratë për media, Hoxha tha se pas caktimit se ku do duhet të ndërtohet pallati i drejtësisë, qeveria duhet ta bëjë funksionale këtë godinë duke mbyllur gjykatat që nuk kanë as kushtet minimale.

 “Kemi kërkuar ndërtimin e godinave të reja, të marrë fund vendosja e gjykatave nëpër fjetore police apo vende ku trajnohen qentë, duhet të bëhen ndërtime të reja, të marrë fund ping-pong me përgjegjësinë me policinë. Duhet të ndërhyjmë në legjislacion”, tha Gerd Hoxha, zv.kryetar i Gjykatës së shkallës se parë.

Top Channel