“Bëtë politikë me vrasjen”/ Ministri i drejtësisë- opozitës: Keni përgjegjësi për gjuhën denigruese ndaj drejtësisë, turp t’ju vijë

09/10/2025 10:35

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari u tregua i ashpër me opozitën sot në seancën plenare, gjatë debateve për vrasjen e gjyqtarit, ndodhur tre ditë më parë në Gjykatën e Apelit.

Në përgjigje të deklaratave të deputetëve të opozitës, Lamallari tha se po bëhej politikë me vrasjen e gjyqtarit. Ai iu drejtua opozitës se “kanë përgjegjësi për gjuhën denigruese ndaj drejtësisë”.

“Të bësh politikë me vrasjen dhe me një rast tragjik. Keni përgjegjësi për gjuhen e urrejtjes që keni përdorur. Keni anatemuar partnerë strategjik, ambasadorin e SHBA vetëm e vetëm se mbështetën reformën në drejtësi. Ju keni gojë të flisni.

Nuk keni turp, shqiptarët e dinë prandaj ju kanë votuar e ju kanë lënë aty. Mos ngjallni gjuhën e urrejtjes, turp t’ju vijë dhe kini kujdes kur bëni kapital me gjyqtar e prokuror”-u shpreh ministri Besfort Lamallari.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta