Balla kërkon hedhjen në votim të pikave të rendit të ditës, Peleshi bën negociatorin me opozitën: Bëjmë 10 minuta pushim për…

09/10/2025 11:38

Pas më shumë se 90 minutash debat për çështje që nuk ishin në rendin e ditës dhe akuzave të opozitës për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla kërkoi hedhjen në votim të katër rezolutave të parashikuara në rendin e ditës.

Sipas tij opozita nuk do që të nisë diskutimi i rezolutave e për rrjedhojë, deputetët duhet të votojnë.

Por ndryshe seanca e muajit të kaluar kur në të njëjtën mënyrë u kalua direkt në votim për programin politik dhe përbërjen e qeverisë, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi këtë herë kërkoi më parë 10 minuta pushim për të shpresuar uljen e tensioneve dhe rikthimin e seancës në rendin e ditës.

Balla: Konstatoj që pjesa tjetër e sallës, nuk do që të hyjmë në rendin e ditës dhe propozoj kalimin në votim të katër pikave të rendit të ditës. Shqyrtimi i mocionit me debat të kalojë ne seancën pasardhëse. Hidheni në votim.

Peleshi: Mbi bazën e Rregullores, 10 minuta pushim për të shpresuar rikthimin në normalitet. 10 minuta pushim.

Top Channel