Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, zv.kryetari i GJKKO Erjon Bani: Pa siguri të gjykatave, s’mund të ketë pavarësi në dhënien e vendimit

08/10/2025 18:10

Zv.Kryetari i GJKKO, Erjon Bani, gjatë homazheve në nderim të gjyqtarit kalaja, tha se 99% të gjykatave nuk i plotësojnë kushtet e sigurisë.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se duhen ndërtuar godinat e reja. Nëse nuk ekziston sigura në gjykatë tha Bani, edhe qytetari më i thjeshtë ndihet i rrezikuar.

Pothuajse 99% të gjykatave nuk plotësohen kushtet e sigurisë. Asnjë gjykatë, nuk i plotëson kushtet e sigurisë pasi duhen ndërtuar nga fillimi. Të kuptojmë se pa siguri të gjykatave nuk mund të ketë pavarësi të gjyqtarit në dhënien e vendimit, pasi një gjyqtar nëse nuk është i qetë në marrjen e vendimit, nuk mund të jepet drejtësi.

Kur flitet për sigurinë e gjykatave, nuk flitet vetëm për sigurinë e gjyqtarit, por është prokurori, avokat, i poandehuri, gazetari që merr pjesë në seancë, paditësi etj. Është moment reflektimi për të gjithë që nëse nuk ekziston siguria në gjykatë, edhe qytetari më i thjeshtë ndihet i rrezikuar me jetën e tij”, u shpreh Bani.

Top Channel