Vrasja e gjyqtarit, Ambasada e SHBA reagon për “Shqipëria Live”: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë
08/10/2025 13:03
Ambasada Amerikane ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë, ku u vra në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja.
Në reagimin e dhënë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Ambasada dënon përdorimin e dhunës kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve
“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për viktimat e këtij sulmi dhe familjet e tyre, dhe e dënojmë ashpër përdorimin e dhunës kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve“-thuhet në reagim.
Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi dy ditë më parë brenda sallës së Gjykatës së Apelit, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.
Top Channel