Shtyhet zhvarrimi i djalit të Pano Ruçit, zbulohet kërkesa e re e familjarëve: Duam ta zgjedhim vetë ekspertin ligjor

08/10/2025 18:20

Zhvarrimi i trupit të djalit të Pano Rucit, i planifikuar që do të behej ditën e nesërme, është shtyrë nga policia greke pasi familjarët e Dennis Ruçit kanë kërkuar të kenë një përfaqësues ligjor nga ana e tyre në procesin e zhvarrimit.

Sipas policisë, e cila anuloi zhvarrimin e planifikuar, shtyrja u konsiderua e nevojshme në mënyrë që përfaqësuesi ligjor të marrë pjesë në procedurat e nevojshme të zhvarrimit.

Bazuar raportimeve nga mediat greke, policia pritet t’i dërgojë prokurorisë një dokument të ri, i cili do të specifikojë ekzaminimet e sakta që familjarët duan t’i kryhen trupit të djalit.

Në të njëjtën kohë, familjes do t’i kërkohet të emërojë zyrtarisht këshilltarin e saj teknik, i cili do të jetë i pranishëm gjatë zhvarrimit dhe do të monitorojë procesin e testimit laboratorik.

Megjithatë, familjarët janë ende në pritje të një njoftimi në ditët në vijim, për të konfirmuar sërish se kur do të kryhet i procesi.

 

Top Channel