Kanë nisur homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja në qytetin e tij të lindjes, Shkodër.

Miq, familjarë dhe kolegë po i japin lamtumirën e fundit gjyqtarit që u vra në krye të detyrës dy ditë më parë në sallën e Gjykatës së Apelit.

Më herët gjatë ditës së sotme u mbajtën homazhe edhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku morën pjesë politikanë e njerëz të drejtësisë, në nderim të gjqytarit.

Astrit Kalaja do të prehet në qytetin e tij të lindjes, Shkodër.

Top Channel