Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në autostradën Melegnano, në afërsi të Milanos, pasi në automjetin e tij u zbuluan 10 kilogramë heroinë.

Sipas mediave italiane, shqiptari po udhëtonte bashkë me familjen, ndërsa droga ishte e fshehur në mënyrë të sofistikuar nën sediljen e fëmijës.

Gjatë një kontrolli rutinë nga autoritetet, lënda narkotike u zbulua dhe u sekuestrua menjëherë.

40-vjeçari u arrestua në vend dhe u shoqërua në komisariat për procedurat e mëtejshme ligjore.

Hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e drogës.

Top Channel