
Kanë folur për “Shqipëria Live” banorët e pallatit për të cilin pretendon pronësinë Gjon Shkambi, nipi i të cilit vrau dy ditë më parë gjyqtarin Astrit Kalaja për këtë çështje.
Pashko Pepniku, së bashku me bashkëshorten e tij shprehen se banesën e kanë blerë nga Gjon Shkambi në vitin 1996 dhe këtë e kanë të faktuar me dokumente.
Ata shprehen se ndihen të kërcënuar nga situata e ndodhur pas vrasjes së gjyqtarit, ndërsa prentedojnë se të gjithë familjarët e asaj godine kanë letër pronësie nga bashkia e Shkodrës që në vitin 1992.
“Në ’96 jam ulur prej zonës së Dukagjinit dhe kam marrë hyrje në atë banesë. Jam kam blerë Gjon Shkambit. Ma ka shit me një dekalratë me 4 dëshmitarë. Me një deklaratë, Shkambi thotë nuk është firma ime nuk e kam shit unë. Nuk e ka pranuar. E kam dorëzuar origjinalin. E ka përforcuar gjykata. 31 familjarë janë me letër të bashkisë në ’92. Bashkia e Shkodrës ia ka shit Gjon Shkambit. Lorenc Luka e ka çuar në këtë gjendje. Certifikatën e pronësisë e ka marrë Gjoni. Familja Shkambi më ka kërcënuar 1 mijë herë. Jam në shtëpinë time, nëse bashkia më strehon e liroj që sot. Kam paguar 4 milionë lekë në vitin 1996, në dorë. E kam me dokument të provuar. E kam dorëzuar origjinalin në Gjykatë. Ndihem e kërcënuar që një gjyqtar i mirë i Shkodrës është i vrarë. Shteti e ka lënë në zvarritje”- u shpreh zonja Pepniku.
“Kemi 13 vite gjyqeve. Në vitin 2006 është tokë shtet në hipotekë. Në 2008 është regjistruar prona në emër të fisit Shkambi. Kanë vazhduar gjyqet, atë pronë e ka bërë me letra në hava. E ka marrë certifikatën në hipotekë. KLSH duhet ta vërtetojë. Kam vendimin e bashkisë në 1992 me emër e mbiemër. Me caktim hyrja, stresohet familjari filan fisteku, Atë dokument kemi ne, janë gjallë firmatarët. Na kanë kërcënuar. Mbasi kanë marrë vendimin e gjykatës”– u shpreh Pashko Pepniku.
Top Channel