Gjykata Kushtetuese konstaton se grupi më i madh nga komuniteti serb duhet të propozojë kandidatin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e këtij komuniteti.

“Gjykata nënvizon se propozimi për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, në rastin konkret, të komunitetit Serb, duhet që të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb”, thuhet në aktgjykimin e plotë.

Lista Serbe duhet të propozojë kandidatin për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Top Channel