FOTOT/ U vra në krye të detyrës, politika dhe drejtësia mbajnë homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja
08/10/2025 12:37
Iu dha sot lamtumira e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra në krye të detyrës, teksa jepte një vendim për çështje pronësie në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Miq, familjarë, figura nga politika dhe drejtësia morën pjesë në homazhet e zhvilluara sot në nderim të gjyqtarit, në pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Sikurse duket në fotot e shkrepura nga LSA, në homazhe morën pjesë presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, deputetë të PS dhe të PD. Nuk munguan as figura të rëndësishme të drejtësisë si Altin Dumani dhe prokurorët e tjerë të SPAK.
Pas homazheve të mbajtura në Tiranë, arkëmorti u nis drejt Shkodrës, aty ku do të prehet gjyqtari Astrit Kalaja.
Top Channel