Screenshot

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Qafë Mali – Fierzë, pranë “Shkëmbit të Dardhës”.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 300 metra në humnerë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca, të cilat punuan për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani.

Sipas burimeve, shoferi Prendush Kola ka ndërruar jetë.

Aksi në fjalë njihet për aksidentet e rënda me pasojë vdekjen ku ndër vite banore të Pukës, Fushë-Arrëzit e Tropojës, kanë humbur jetën si pasojë e rrugës së rrezikshme me humnera.

Top Channel