
Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme e plotë seancën stërvitore nën urdhrat e Sylvinhos, ku ishin të pranishëm të gjithë lojtarët përveç Mario Mitajt, i cili ka mbërritur ditën e sotme pranë kombëtares.
Pas seancës së djeshme relativisht të lehtë pa ndonjë ngarkesë si fizike ashtu edhe taktike, pasditen e sotme trajneri ka filluar zyrtarisht përgatitjet edhe taktike për ndeshjen kaq të rëndësishme që kemi më 11 tetor në Leskovc përballë Serbisë, rivalit tonë të drejtpërdrejtë për vendin e dytë.
Kuqezinjtë do të vazhdojnë edhe me dy seanca në ditë stërvitje përpara kësaj ndeshjeje deri ditën e enjte, ndërkohë që mëngjesin e të premtes do të nisen drejt Nishit ku më do të zbresin përpara se të shkojnë në Leskovc, një ditë më pas për zhvillimin e ndeshjes.
Sipas marrëveshjes mes federatave dhe me UEFA-n, për këtë ndeshje ashtu si në takimin në Tiranë nuk do të lejohen tifozët e skuadrës udhëtuese, megjithatë për të gjithë mbështetësit e kombëtares ka menduar DigitAlb i cili do të transmetojë si gjithmonë emocionet kuqezi drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht.
Në kampion kundërshtarë trajneri I Serbisë në daljen e tij për mediat ka theksuar shqetësimin e tij për disa lojtarë kyç që i mungojnë si Ivan Iliq, Sasha Lukiç, Kosta Nedeljkoviç,
Vanja Milinkoviç Saviç dhe Aleksandar Katai, ndërsa Nikola Milenkoviç është i pezulluar për shkak të kartonëve. Ndërkohë që në seancën e parë të tyre stërvitore ka munguar sulmuesi i Juventusit Dushan Vlahovic, Filip Kostić, Strahinja Pavlović dhe Nemanja Gudelj, të cilët nuk arritën në kohë për shkak të detyrimeve në klubet e tyre.
Top Channel