
Elvin Gjokaj ka dorëzuar kërkesën për të garuan si kryeprokuror në SPAK.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se në datën 8 tetor përfundon afati i vendosur nga KLP për çdo prokuror i cili ka ambicie për të konkurruar për drejtimin e SPAK, me një mandat trevjeçar.
Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht, deri në këto momente e ka dorëzuar platformën vetëm Klodian Braho, ndërsa pritet ta shprehin interesin edhe Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Sotir Kllapi.
Me Altin Dumanin në ikje, por që duket se po jep mbështetjen e tij në hije, e sigurt është që disa nga prokurorët e posaçëm që do të hyjnë në garën për marrjen e stafetës së radhës e kanë nisur fushatën e tyre shumë përpara se ajo të çelej nga KLP.
Ashtu siç është e sigurt se llogaritja e votave të këshillit të përbërë nga 11 anëtarë ka nisur përpara zyrtarizimit të emrave.
Top Channel