“S’e gëzon kush këtë pronë….”/ Vrau gjyqtarin në sallën e Apelit sapo dha vendimin kundër familjes së tij, çfarë deklaronte autori më parë

06/10/2025 21:25

Vrasja e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Astrit Kalaja, ka tronditur mbarë opinion publik këtë të hënë.

Ai u vra brenda sallës së gjyqit, kur sapo dha vendimin për një çështje pronësie në Shkodër.

Autor i vrasjes është 30-vjeçari Elvis Shkambi, përfaqësues i familjes që ishte në gjyq dhe humbi çështjen. Në një lidhje direkt për Top Story, gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat zbardhi të tjera detaje nga ngjarja kriminale.

Ajo tha se autori bëri vetëgjyqësi, pasi deklaronte se familja e tij ishte pronare e godinave që ishin në gjyq ku strehohen 31 familje, dhe se më herët kishte thënë se atë pronë nuk do ta gëzojë askush përveç familjes së tij, duke pretenduar se janë trashëgimtarët e ligjshëm.

Top Channel