
Enigma e kandidatit u zgjidh, por bllokimi i rregullave të zgjedhjeve të pjesshme të nëntorit në KQZ nuk u ndal.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se dy anëtarët e propozuar nga opozita në Komisioni Rregullator Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj refuzuan të bashkojnë votat me koleget e mazhorancës duke bllokuar miratimin e akteve për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki.
Opozita këmbënguli në diferencimin e Tiranës nga Bashkitë e tjera deri kur Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën e fundit për dy pasdite e Erion Veliaj.
Por, një propozim i tillë u vlerësua si i pavend nga kryetarja e Komisionit Ilirjana Nano me argumentin se trupa e Rregullatorit nuk mund të vendosë në dyshim aktet presidenciale. Në kushtet e bllokimit të akteve në rregullatorit , gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se socialistët pritet t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor për të zhbllokuar afatet e zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit, që përfshijnë nisjen e fushatës, regjistrimin e kandidateve dhe koalicioneve deri tek rregullat për identifikimin biometrik apo karakteristikat e fletës së votimit që do përdoren në 6 Bashki.
Top Channel