
Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për njërin nga 16-vjeçarët që u arrestua për sherrin dhe plagosjen e dy bashkëmoshatarëve të tjerë.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se seanca u bë me dyer të mbyllura për shkak të moshës të të miturit.
Ndërkohë i mituri tjetër i arrestuar është vendosur masa e sigurimit arrest në burg me afat 1 mujor, pasi edhe ai vet është i lënduar dhe mbrojta ka pretenduar se ai nuk ka qenë pjesë e sherrit, por ka ndërhyrë për t’i ndarë.
Derisa të sqarohen rrethanat e plota të sherrit mes adoleshentëve gjykata i caktoi masë me afat. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota.
Burimet thanë për Top Channel se arma e llojit thikë me të cilën u krye krimi nuk është gjetur ende.
Sherri mes 5 adoleshentëve pranë gjimnazit Ismail Rugova përfundoi me 3 të mitur në spital me dëmtime me thikë dhe 2 të tjerë me pranga në duar.
Motivi i gjithë kësaj ngjarje të rëndë është krejt banal për disa shikime tendencioze të shkëmbyera në një fast-food.
Njëri prej të dëmtuarve është aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa 16-vjeçari tjetër, jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari i 3-të, është larguar në banesë, me dëmtime të lehta.
Top Channel