Super Vllaznia, shkodranët mundin Elbasanin në “Loro Boriçi” dhe ngjiten në vendin e parë. Dinamo ia del mes kartonëve të kuq kundër Flamurtarit

04/10/2025 21:13

Pas derbit të kryeqytetit, Superiorja ka vijuar javën e 6-të me dy sfida të tjera interesante këtë të shtunë.

Në orën 15:30, Dinamo mundi Flamurtarin 2-0. Sfida nisi keq për vlonjatët, të cilët ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Veigas në minutën e 31’.

Në fundin e pjesës së parë, “Nëndetësja” kaloi në avantazh me Guindo, ndërsa Nani dyfishoi shifrat në minutën e 75’.

Edhe skuadra e Ilir Dajës e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Ferrukut në të 82’. Dinamo ndërkohë shkon në dy fitore radhazi dhe ngjitet në vendin e tretë me 10 pikë, ndërsa Flamurtari vijon në vendin e fundit me 2 pikë.

Supersfida e ditës ishte ajo mes Vllaznisë dhe surprizës Elbasani.

Një gol i Kastratit në minutën e 41’ vendosi sfidën, me shkodranët që ngjiten kështu në vendin e parë të renditjes me 13 pikë, ndërkohë Elbasani zbret në vendin e 2-të me 11 pikë.

Top Channel