Sytë tek Drita dhe Shkëndija/ Dy ekipet shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, në arenën europiane dhe DigitAlb

02/10/2025 12:47

Mbrëmjen e sotme do të jetë klubet shqiptare që doi të rrëmbejnë skenën në arenën ndërkombëtare të Kupave të Europës, bëhet fjalë për kampionen e Kosovës Dritën e Prishtinës dhe përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës.

Të dyja klubet shqiptare do të startojnë për herë të parë fazën e grupeve të Ligës së Konferencave. 18 ndeshje do të luhen në dy orare të ndryshme. 9 prej përballjeve do të startojë në orën 18:45, ndërsa 9 takimet e tjera në orën 21:00 dhe padyshim ndeshjet më të bukura dhe përballjet më të forta do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në DigitAlb.

Kampionët e Kosovës do të përballen në orën 18:45 me KuPS, ku do të luajnë në transfertë, ndërkohë paralelisht do të luajë edhe kampionët e Maqedonisë, ku po në transfertë do të sfidojë Rayo Vallecanon e Ivan Balliut një nga ndeshjet më të mëdha dhe rëndësishme të tyre duke qenë se për herë të parë zbresin në këtë nivel të kupave të Europës.

Trajneri Jeton Beqiri, në prag të ndeshjes, theksoi rëndësinë e madhe të këtij dueli, si për klubin ashtu edhe për futbollin shqiptar në rajon.

“Është një ndeshje që ka peshë të madhe për ne. Rayo është favorit, por ne do të përpiqemi të respektojmë fanellën dhe të bëjmë më të mirën tonë në fushë”, tha Jeton Beqiri-trajneri i Shkëndijës.

Në të njëjtën linjë foli edhe kapiteni Besart Ibraimi, i cili e cilësoi këtë sfidë si një moment të paharrueshëm për karrierën e çdo futbollisti të Shkëndijës.

“Kemi përballë një kundërshtar të fortë nga La Liga, por në futboll nuk fiton gjithmonë më i miri. Do të luftojmë për të nderuar klubin dhe tifozët tanë”, tha sulmuesi Besart Ibrahimi-futbollist i Shkëndijës.

Ndeshja do të zhvillohet në një prej stadiumeve më karakteristikë të Madridit, që njihet për atmosferën elektrizuese të tifozëve vendas.

Për Shkëndijën, kjo sfidë nuk është thjesht një hap në arenën evropiane, por edhe kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë, që tashmë e ka çuar klubin në një tjetër nivel historie dhe krenarie.

Gjithashtu mbrëmjen e sotme 36 ekipe do të zbresin në fushë për të kërkuar fitoren edhe në Europa League. 18 takim mjaft delikate do të luhen në kuadër të raundit të dytë të këtij turne. 9 përballje do të startojnë në orën 18:45, ndërkohë 9 takimet e tjera do të nisin në orën 21:00.

Të 36-ta ekipet do të duelojnë “kokë më kokë” mes tyre për të arritur drejt objektivave takime edhe këto që do të transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në DigitAlb.

Ndeshje shumë të rëndësishme do të luajnë edhe 2 futbollistët e Kombëtares. E gjithë vëmendja padiksutim e tifozëve shqiptar do të jetë te Arbër Hoxha dhe Nedim Bajrami, ku skudrat e tyre respektivisht do të sfidojnë Maçabi Tel Aviv dhe Strum Graz.

 

Top Channel