Ndërtime pa leje dhe prerje të pyjeve, procedohen katër persona në Durrës

01/10/2025 14:02
Foto Ilustruese

Janë goditur katër raste të ndërtimeve dhe një rast i prerjes së pyjeve në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Shijak dhe Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. O., 38 vjeç, M. L., 38 vjeç, F. T., 54 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, të katërt banues në Shijak, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-L. A., 36 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka prerë dru në fshatin Gosë e Madhe, në kundërshtim me ligjin.

Kontrollet kundër këtyre veprimtarive të paligjshme, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel