Aksioni i IKMT në Parkun Kombëtar të Valbonës, Rama: Ata që e vazhdojnë këtë sport të ulët, do përballen me…

01/10/2025 18:41

Edhe Parku Kombëtar i Valbonës është prekur nga operacioni kundër ndërtimeve pa leje.

Teksa ka ndarë një video nga prishja e objekteve, kryeministri Rama u ka bërë thirrje atyre që ndërtojnë pa leje, duke u thënë se do përballen me pasoja të rënda.

“Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës

U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, ndaluni.

Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda”-shkruan Rama.

Top Channel