Deklaratat e forta të Olës së BBV ndezin debat: Meshkujt investojnë tek e dashura për të fituar tjetrën

28/09/2025 17:45

Gjatë puntatës së kësaj të diele në “E Diell”, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Ola Zenelaj, ka ndezur debat në studio gjatë një diskutimi mbi marrëdhëniet e dashurisë dhe sjelljet në çift.

Ola u shpreh se ishte shumë e sigurt që në shoqërinë ku jetojmë, çunat që reklamojnë jetën e shtrenjtë, e bëjnë këtë nga ndjenja e konkurrencës mes djemve dhe më pas për të tërhequr femrat.

Edhe një mashkull që investon te një femër e bukur, investon për të kapur një femër tjetër akoma më të bukur,” u shpreh ajo.

Kjo deklaratë ngjalli debat, ndërsa të ftuarit e tjerë u shprehën kundër, duke dhënë shembuj personalë për të rrëzuar deklaratën.

Top Channel